Shpronësimet, nis zbulimi i plotë
 i amfiteatrit antik të Durrësit

Shpronësimet, nis zbulimi i plotë<br /> i amfiteatrit antik të Durrësit
TIRANE- Pas akordimit të fondit prej 46 milionë lekësh për shpronësimin e tri banesave, ka nisur puna për shembjen e tyre me qëllim zbulimin e plotë të arenës së amfiteatrit antik të qytetit të Durrësit. MK në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit kanë mundësuar dëmshpërblimin e banorëve që jetojnë mbi amfiteatër për t’i krijuar mundësi gërmimeve të mëtejshme për zbulimin e plotë të tij.

Banesat e ndërtuara dekada më parë mbi arenën e amfiteatrit antik, prej vitesh ishin bërë pengesë për zbulimin e plotë të tij. Me largimin e tyre, arena e amfiteatrit do të hapet plotësisht.

Bashkia e Durrësit ka në vizionin e saj zbulimin e plotë të amfiteatrit,këtij aseti kaq të rëndësishëm të qytetit të Durrësit si dhe transformimin e të gjitha objekteve arkeologjike në burime për zhvillimin ekonomik të qytetit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës