VLORË - Banorët e lagjes Kushtrimi në Vlorë shprehen të shqetësuar për banesat e tyre. Në këtë zone do te jete pika e bashkimit të autostradës Levan –Vlorë me rrugën transballkanike dhe disa nga banesat do te prishen.
Banorët janë të shqetësuar se shtëpitë e tyre janë ende në proces legalizmi dhe rrezikohen të mos marrin dëmshpërblim për to.
Banorët kërcënojnë se nëse në projektin e rrugës nuk do të ketë të parashikuar dëmshpërblim për banesat e tyre, ata do të ngrihen në protestë deri në vetëflijim.
Ndërkohë që nga ana e Bashkisë së Vlorës nuk është bërë publik ende projekti i rrugës së re, por vetëm është njoftuar se rruga e re do të ketë një gjerësi më të madhe se rruga transballkanike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO