TIRANE- Armando Prenga përfshihet sërish në një sherr me grushte në parlament. Ditën e djeshme deputeti i Partisë Socialiste goditi me grushte dhe me togzën e rripit deputetin e PD-së, Gent Strazimiri. U desh ndërhyrja e forcave të Gardës dhe deputetëve të tjerë të Kuvendit për t’i ndarë ata nga konflikti fizik në mënyrë që të mos degjeneronte më shumë.
Sherri hap pas hapi
Konflikti i Prengës kundër Strazimirti lindi në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Kur po raportonte Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço lidhur me funksionim e gjyqësorit dhe KLD-së, Strazimiri ironizoi punën e bërë nga Pirro Lutaj dhe Xhemal Qefalija në grupet e kontrollit të institucioneve. Duke marrë shkasë nga kontrolli parlamentar që po i bëhet SHISH, Strazimiri theksoi: “Zoti Ministër ju u thirrët nga kolegu Subashi për të paditur KLD. Zakonisht në të tilla raste kur Komisioni i Ligjeve thërret persona, Pirro dhe Xhemali shkojnë dhe bëjnë inspektime dhe shkarkojnë dikë. E shef si mundësi që Xhemali dhe Pirro të shkojë të bëj një inspektim në KLD dhe populli të firmos një peticion shkarkimi”,- theksoi deputeti demokrat në komision.
Por kjo deklaratë e tij u bë pa praninë e Xhemal Qefaliajt dhe Pirro Lutajt dhe kaloi në humor. Pas kësaj pike të rendit të ditës, kur në komision shkoi Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në sallë erdhën dy deputetët socialit, Qefalia dhe Lutaj. Sapo u ulën në vendet e tyre, Qefalia u njoftua për akuzat e bëra nga Strazimiri. Gjatë mbledhjes, Qefaliaj u largua nga salla për të shkuar në banjë, kur pasi kishte kryer nevojat, përpara tij është shfaqur deputeti demokrat. Në këtë moment Qefalija e ka kapur nga faqja Strazimirin duke i thëne se nuk duhet ta përdorë emrin e tij.
Gjatë këtyre sekondave të pranishëm kanë qenë edhe deputetët Bashkim Fino, Gentjan Bejko dhe Armando Prenga. Pasi e ka kapur nga faqja, Strazimiri ka reaguar duke e qëlluar lehtë Qefalian në faqe. Kjo mjaftoi që gjakrat të ndizen, deputeti socialist Xhemal Qefalia e ka goditur Strazimirin duke i kthyer dorë dhe më pas në ndihëm i ka ardhur edhe Armando Prenga, i cili ushtroi edhe dhunën më të ashpër ndaj kolegut demokrat.
Goditjet me togz rripi
Gjatë konfliktit fizik, Qefalija dhe Prenga kanë goditur Strazimirin, ku edhe ky i fundit nuk qendroi pa reaguar duke i lëshuar një të “majtë” Prengës duke i nxirë syrin në pak sekonda. Konkretisht deputeti i Kurbinit, Armando Prenga në një fraksion sekonde ka hequr rripin e pantallonave dhe ka filluar ta godasë me togzë rripi Strazimirin. Por, në këtë moment filluan ulërimat nga palët të cilët tërhoqën vëmendjen e deputetëve të tjerë që filluan t’i ndanin deputetët. Pas përfundimit të konfliktit, Fino, Qefalia dhe Prenga u futën sërish në Komisionin e Ligjeve ku nga nxitimi, Prega e futi rripin e tij në xhepin e pantallonave dhe xhaketa i ishte grisur nga inercia e goditjeve.
Shkrimi u përditësua në 28 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com