DURRËS-  Dy persona kanë mbetur të lënduar, pasi shpërtheu bombola e gazit në banesë.

Ngjarja ndodhi në orën 08:35, ku mësohet se të plagosur kanë mbetur S. S. dhe R. S..

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

"Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë. Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

1613909818_zjarri.jpg