Shpërthen në flakë makina e parkuar në Elbasan, kush është pronari dhe dyshimet e policisë (VIDEO)

ELBASAN - Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Mjeti në pronësi të Arben Brahja është përfshirë nga flakët në lagjen ‘Hekurudhua’ në orën 01.30.

Më pas zjarri është vënë nën kontroll nga autoritetet, ndërsa mjeti është djegur në pjesët e brendshme të tij. Makina ishte e parkuar në rrugë pranë banesës, ndërsa nga përhapja e flakëve ka pësuar dëmtime edhe një automjet tjetër, i parkuar pranë tij.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 01:45 të mëngjesit. Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme të mjetit tip Benz AA688JR. 

"Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", thotë policia në një njoftim paraprak.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?