Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një stacion karburanti këtë të mërkurë në zonës e Salaria, në Itali ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe 15 të tjerë janë plagosur.
Sipas mediave italiane mësohet se shërthimi ka ndodhur në kilometrin e 39 të Via Salaria, pranë zonës së Borgo Quinzo, në provincën e Rietit, ndërsa raportohet për 15 persona të plagosur mes tyre dhe 7 zjarrëfikës. Nga viktimat mësohet se njëri prej tyre ishte një nga zjarrëfikësit që morën pjesë në operacionin për shuarjen e flakëve të depozitës së autocisternës.
Sipas informacioneve të dhëna nga mediat mësohet se shpërthimi ka ndodhur në depozitën e dytë të autocisternës ku forcat e ndihmës emergjente po punon për të shuar flakët e depozitës së parë.
Dyshimet paraprake të policisë për ngjarjen janë se shpërthimi ka ardhur në momentin që autocisterna po shkarkonte lënde djegëse ndërsa papritur ka filluar të përhapet zjarri.
“Ne po monitorojmë situatën për një evakuim të mundshëm të zonës, është deklaruar një nga krerët e bashkisë së qytetit raporton adkronos.com
Ndërkohë, bëhet me dije se shpërthimi ndodhi ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të zbusin një pjesë të zjarrit që kishte përfshirë cisternën.
Mediat bëjnë të ditur se policia italiane ka njoftuar se vazhdon operacioni hetimor për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.