Chloroquine dhe hydroxychloroquine të rrezikshme për të infektuarit me sëmundje shoqëruese. Suedia e ndalon rreptësisht: Efektet anësore, serioze

Chloroquine dhe hydroxychloroquine të rrezikshme për të infektuarit me sëmundje shoqëruese. Suedia e ndalon rreptësisht: Efektet anësore, serioze

Shkencëtarët në të gjithë botën po vazhdojnë të studiojnë dy ilaçe - chloroquine dhe hydroxychloroquine - për potencialin e tyre si si një mundësi për trajtimin e koronavirusit. Megjithatë, ndërsa të dhënat të reja dalin nga një studim i tillë, po ashtu ekzistojnë edhe disa shqetësime në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e barnave që përdoren për të trajtuar COVID-19.

Disa tregues kanë provuar se kanë disa medikamentet që mund të ishin efektive në trajtimin ose parandalimin e COVID-19, por një pjesë e tyre nuk i ka rezistuar dot provave të gjera klinike.

Ndërkaq, shqetësime në rritje ka edhe për ndikimin e chloroquine dhe hydroxychloroquine, konkretisht në zemër. Në Brazil u kryen testime për një kohë të shkurtër për të kuptuar ndikimin e këtij medikamenti.  Por, studiuesit ndaluan testimin në ditën e tij të gjashtë, pasi 22 pacientë vdiqën, 16 nga dozat e larta të medikamentit dhe 6 nga dozat e vogëla. "Pacientët po përdornin edhe azitromicinë dhe oseltamivir, të cilat janë po ashtu ilaçe kardiotoksike", tha ai. "Doza e ulët duket se është më e sigurt në këta pacientë, megjithatë sepse ne nuk mund të kontrollojmë përdorimin e këtij ilaçi pasi ai po përdoret në mënyrë rutinore në Brazil, ndërsa duhen kryer më shumë studime mbi efikasitetin".

Suedi spitalet janë paralajmëruar kundër përdorimit të ilaçeve për COVID-19. Udhëzimi thotë se: “Përdorimi i chloroquine-s është jashtë provave klinike dhe nuk rekomandohet. Arsyeja janë rastet shumë të vogla që ky medikament ka patur efekt tek pacientët me COVID-19 dhe efektet anësore serioze të papërjashtueshme."

"Ne kemi ndaluar përdorimin e chloroquine-s disa javë më parë pas vetëm një përdorimi shumë të kufizuar," tha Gisslén. "Ne u kemi rekomanduar të gjitha spitaleve në rajonin tonë që të ndalojnë përdorimin e tij. Unë mendoj se pothuajse të gjitha spitalet në vend tani kanë ndaluar përdorimin e tij. Ky ilaç nuk ka asnjë efekt që ne kemi qenë në gjendje ta shohim këtë në trajtimin e COVID-19".

Gisslén dhe kolegët e tij vunë re efektin serioz të këtij medikamenti në zemër për shkak të përdorimit edhe të ilaçeve të tjera. Sipas Gisslén, të vështirë për trajtimin me këtë lloj ilaçi e patën edhe pacientët me funksion problem të veshkave (pra, funksion të ulët të tyre).

Megjithatë, më të rrezikuar sipas specialistit ishin pacientët me probleme para-ekzistuese të zemrës. “Shumica e këtyre pacientëve- sipas tij- janë të moshuar. Mirëpo, një dozë shumë të lartë e këtij medikamenti mund të prekë edhe njerëzit që nuk kanë fare probleme shoqëruese të shëndetit."

Ndërsa në SHBA, së fundi grupet e kardiologjisë amerikane u kanë bërë thirrje mjekëve që të jenë të vetëdijshëm për "implikimet e mundshme serioze" që mund të kenë pacientët si pas-efekt pasi përdorin këto medikamente, kryesisht bëhet fjalë për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare shoqëruese.

“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë keq”

“’Profili i sigurisë’ për klorokuinën mund të ndryshojë nga hidroksilklorina në përgjithësi, por kur bëhet fjalë për zemrën, nuk ka asnjë arsye që të tregojnë që njëra nga këto medikamente është më e sigurt se tjetra”, tha Dr. Paul Offit, drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave dhe një mjek në detyrë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia.

Aktualisht, nuk ka asnjë trajtim për COVID-19 të aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA - por agjensia ka lëshuar një autorizim të përdorimit të urgjencës për chloroquine dhe hydroxychloroquine për të trajtuar pacientët e shtruar në spital me Covid-19.

"Nëse dikush është i sëmurë, ju prapë mund t'i lëndoni ata", tha Offit duke shtuar se në një situatë tjetër do t’i shikonim më me përpikmëri nëse ky medicament kishte të tjera vlera veç atyre që deklaroi Trump.

Chloroquin-a si medikament është i ngjashëm me hydroxychloroquine, por hydroxychloroquine është cilësuar si "një derivat më pak toksik" .

"Hydroxychloroquine është përdorur në pjesën më të zhvilluar të botës shumë gjerësisht për trajtimin e lupusit dhe si e tillë është shumë më e sigurt", tha Dr. William Schaffner, profesor i mjekësisë parandaluese dhe sëmundjes infektive në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt në Nashville.

Por megjithatë, ai shtoi se ende ekziston një lloj shqetësimi. Presidenti Donald Trump ka dalë në mbrojtje të këtyre medikamenteve - në veçanti hydroxychloroquine- të cilën e ka cilësuar si ndryshues të mundshëm të lojës në trajtimin e COVID-19.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit këtë të hënë thanë se ata "presin me padurim" rezultatet e studimeve që vlerësojnë përdorimin e chloroquine dhe hydroxychloroquine si mundësi të mundshme të trajtimit COVID-19, veçanërisht pasi që ilaçet tashmë janë duke u përdorur "off label" për të trajtuar disa pacientë në disa vende .

"Komuniteti mjekësor dhe hulumtues po e marrin seriozisht potencialin e chloroquine dhe hydroxychloroquine", tha Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, gjatë një konference për media dje në Gjenevë.

Aktualisht, "nuk ka prova nga testet se ato funksionojnë dhe personat tek të cilët testohet janë paralajmëruar gjithashtu se këto medikamente mund të krijojnë efekte anësore", tha Ryan. "Ne mezi presim rezultatin e provave që janë duke u zhvilluar."

1586833133_a0dc09937ac24506ab3e8c347dbf05d2.jpg

1586833158_0352e07858e54010a33940d820ffe618.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë