Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka komentuar shqetësimin e ngritur nga FMN për koncesionet.
Guvernatori deklaroi se koncesionet duhet të bëhen sipas standardeve evropiane dhe në mënyrë transparente. “Rekomandimi është normal dhe standard, Shqipëria është një vend me nevoja të mëdha për investime dhe resurse të kufizuara.
Aplikimi i koncesioneve në rast se do të bëhej në mënyrë të strukturuar që do të rezultonin të suksesshëm do të ndikonin në rritjen ekonomike të vendit. Edhe FMN është shprehur se nuk ka asgjë kundër PPP, por duhet të jenë të studiuara, me rentabilitet dhe të suksesshme, pasi edhe impakti fiskal do të ishte brenda parashikimeve.
Projektet duhet të bëhen në mënyrë transparente dhe sipas standardeve evropiane. Është një projekt i madh i parashikuar për 4 vite dhe duhet të laborohet. Do të gjykojmë ecurinë. Projektet publik -privat është një mundësi për të ndarë riskun, por sipas kritereve. Pra këto projekte parashikojnë rezultojnë me potencial të madh, por duhen sipas standardeve” deklaroi ai.
Qeveria është angazhuar për një projekt investimesh të Partneritetit Publik Privat (PPP), që mund të arrijë deri në 1 miliard euro, Fondi, në deklaratën e tij tërhoqi vëmendjen për rreziqet domethënëse fiskale që përmbajnë këto projekte.
Në deklaratën zyrtare FMN vlerëson se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky borxh i mundshëm nuk është marrë parasysh nga qeveria, në parashikimin e saj që borxhi publik të zbresë në 63% të PBB-së deri në vitin 2021.
Përsa i përket rritjes ekonomike, Banka e Shqipërisë konfirmoi shifrat e publikuara nga INSTAT në lidhje me rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të këtij viti, 4.06%. Në fund të deklaratës së tij, Sejko u shpreh se norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar 1.25%.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO