Shqetësimi i Schulz: Tensionet 
politike rrezik për reformat 

Shqetësimi i Schulz: Tensionet <br />politike rrezik për reformat 
TIRANE - Dy ditët e qëndrimit në Tiranën zyrtare i kanë mjaftuar Presidentit të Parlamentit Evropian Martin Schulz për të kuptuar klimën e tensionuar që ekziston mes dy forcave më të mëdha politike në vend, nje situate qe sipas tij ve ne rrezik te madh procesin e reformave. Vështirësitë që hasen thuajse në çdo seancë parlamentare për shkak të kundërshtive politike që çojnë në ngërç reformat dhe ligjet e rëndësishme, i kanë lënë një shije jo të mirë kreut të PE-së Martin Shulz. Ndaj ka zgjedhur fjalimin para të gjithë deputetëve në seancën solemne të thirrur nga kryeparlamentari Meta në nder të një miku të shqiptarëve, siç ai e quajti Schulz, për t’i përcjellë atyre një apel të domethënës për të ardhmen evropiane të vendit tonë:  Bashkëpunimin në procesin e reformave, veçanërisht asaj në drejtësi që vijon të mbetet kyçe për rrugën integruese të vendit tonë.

Schulz tha se këto shqetësime i ka ngritur edhe eurokomisioneri Hahn kur vizitoi Shqipërinë në fundmarsin e këtij viti, e “vëzhgimi” nga afër i marrëdhënieve mes liderëve politik, i la edhe atij të njëjtën ndjesi.  

“Në mars u zhvillua dialogu i pestë i nivelit të lartë lidhur me prioritetet kyçe të integrimit në BE të Shqipërisë. Një dialog i mbajtur në kujdesin e kryeministrit Rama dhe komisionerit të zgjerimit Johanes Hahn. Gjatë këtij takimi komisioneri shprehu shqetësimin për klimën politike konfliktuale, shprehu shqetësimin se tensionet politike në vendin tuaj përbëjnë një rrezik të madh për procesin e reformave. Ndaj të njëjtat shqetësime me komisionerin dhe në shumë biseda pata mundësinë të krijojë një përshtypje rreth vështirësive edhe këtu në parlament. I bëj thirrje klasës politike që të veprojë në përputhje me 13 përfundimet e dialogut të nivelit të lartë, veçanërisht përsa i përket reformave në sistemin e drejtësisë. Përsa i përket forcimit të një gjyqësori të pavarur dhe efikas dhe që mban përgjegjësi për vendimet e marra. Por edhe një reformë në administratë, e shoqëruar me institucione të pavarura janë çelësi për një të ardhme të sigurt", - u shpreh kreu i Parlamentit Evropian.

Presidenti i rizgjedhur në mandatin e tyre në Parlamentin Evropian, i “rrëfeu” ligjvënëse shqiptarë dhe çelësin drejt një të ardhmeje të drejtë. “Institucionet e pavarura”.

Megjithatë, në mesin e tensioneve politike për dekriminalizimin dhe akuzat e ndërsjella për blerje votash, Shultz ka mundur të shohë edhe arritje. “Sukseset e para në luftën kundër korrupsioni më bëjnë që ta inkurajoj edhe më tej qeverinë për të vazhduar me forcë në këtë drejtim”, tha Schulz nga aola e Kuvendit të Shqipërisë. 

E ndërsa ishte tejet kritik në aspektin e politikës së brendshme të Shqipërisë, me superlativa Shulz foli për rolin që politika luan në aspektin rajonal. Duke vlerësuar sjellje europiane edhe takimet mes kryeministri Edi Rama dhe atij të Serbisë Aleksandës Vuçiç. 

“Vendi juaj dhe Serbia po afrohen kohët e fundit dhe ky afrim përputhet plotësisht me frymën europiane. Që kërkon dialog dhe jo përjashtime dhe ndarje mes popujve. Unë jam rritur në një zonë kufitare në Gjermani, dhe besoj se kufijtë duhet të hiqen. Besoj se me vizitën e tij në Beograd, kryeministri juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt mirëkuptimit në rajon. Edhe vizita e kryeministrit Vuçiç në Tiranë pak javë më parë pasoi vizitën e Ramës në Serbi, të dyja vendet duhet të vazhdojnë në këtë frymë pozitive që e përsëris është edhe në një linje me Europën”, - u shpreh Schulz. 

Zoti Schulz u ndal edhe te masakra e Borovës në Kolonjë gjatë luftës së dytë botërore, ku duke përfaqësuar edhe Gjermaninë, kërkoi falje për këtë ngjarje të rëndë. 

“Shqipëria u pushtua sërish në Luftën e 2 botërore dhe masakra në Borovë ishte një akt ku ushtarët gjermanë në shenjë hakmarrje ndaj partizanëve vranë gra e fëmijë. ky akt do të na mbushë me turp. Një popull i cili udhëhiqet nga parimi se është e vetëkuptueshëm që t’i hapësh portën, një parim që ju e quani besa, një populli të tillë mund t’i shpreh vetëm respektin tim të thellë”, - tha Schulz.  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)