TIRANË - Në takimin me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Zvicrës, Peter Maurer,kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke vlerësuar kontributin që ofron shteti zviceran përmes programeve të asistencës për zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve në Shqipëri, theksoi domosdoshmërinë për shtrirjen e kësaj përvoje pozitive dhe në fusha të tjera, si dhe të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona.
Sipas deklaratës zyrtare të PS, në vijim të interesimit të bashkëbiseduesit, Kryetari i PS u ndal mbi problemet e mprehta me të cilat përballet Shqipëria si sundimi i ligjit, presioni ndaj institucioneve të pavarura, korrupsionin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor. Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Zvicrës, zoti Peter Maurer, falenderoi Kryetarin e PS për analizën e situatës aktuale në vend, si dhe sugjerimet konkrete për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona përmes programeve me interes prioritar.
Në këtë takim, ishte e pranishme dhe Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri Yvona Enzler.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com