UEFA ka i ka besuar gjykimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Armenisë një arbitri spanjoll. David Fernandez Borbalani nga Spanja do të ndaj drejtësinë të dielën në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Cabanero Martinez dhe Roberto Del Palomar, ndërsa arbitër i katërt, Jorge Canelo Prieto. Në linjën e portës do të vendosen Carlos Gomez dhe Pedro Montero.

d.b/shqiptarja.com