Shqipëri-Armeni, ja masat e marra
nga policia e akset që do bllokohen

Shqipëri-Armeni, ja masat e marra<br />nga policia e akset që do bllokohen
ELBASAN - Në prag të ndeshjes Shqipëri-Armeni, policia e Elbasanit ka bërë publike masat që do të ndërmerren këtë fundjavë për të shmangur incidentet e mundshme. Sipas njoftimit të policisë, të dielën e 29 Marsit kur do të luhet ndeshja do të sjellë edhe bllokimin e akseve rrugore kryesore të qytetit të Elbasanit duke u bërë thirrje qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjet në këtë ditë.

Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë së këtij qyteti Neritan Nallbati theksoi se do të jenë në total 320 efektivë policie  të cilët do të jenë në shërbim të dielën. Nallbati tha se Krimi Ekonomik po punon lidhur me ndalimin e shitjes së biletave në tregun e zi apo të biletave të falsifikuara.

Kreu i Policisë së Elbasanit bëri të ditur gjithashtu se nuk do të lejohen mjetet e forta, shishet apo edhe fishekzjarret në stadium. Po ashtu nuk do të lejohen as të miturit që do të jenë pa bileta.

Por problem për sportdashësit elbasanas edhe këtë herë është numri i paktë i biletave të vëna në dispozicion, teksa në Elbasan kanë ardhur vetëm 100 të tilla. 

“Hyrja e sportdashësve 2 orë para ndeshjes, nuk do të lejohen fëmijë të mitur pa biletë. Nuk do të lejohen mjete të forta, shishe dhe fishekëzjarre. Ju lutemi qytetarëve të minimizojnë lëvizjen me automjet në qytetit. Nuk do të lejohen mjete të forta, shishe dhe fishekzjarrë. Ju lutemi qytetarëve të minimizojnë lëvizjen me automjet në qytetit.
Për këtë ndeshje priten 150 tifozë armenë. Në planin e masave janë rreth 320 punonjës policie në shërbim Ashtu si në ndeshje me Danimarkën do të ketë monitorim nga krimi ekonomik është duke punuar për të identifikuar persona që shesin apo që falsifikojnë bileta.” tha kryepolici Neritan Nallbati
 
Ndeshja e grupit I Shqipëri-Armeni do të luhet të dielën e 29 Marsit në orën 18:00 në Elbasan Arena,  e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Ja akset rrugore që do të bllokohen:
Bulevardi “Aqif Pasha” deri tek rrethrrotullimi "1 Maj”
Aksi Bashki-Shkolla Pedagogjike
Sheshi përpara Pallatit të Sportit dhe rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i “Zaranikës”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni