Shqipëri - Austri, marrëveshje
bashkëpunimi për turizmin
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme te Austrise në fushën e turizmit.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme te Austrise në fushën e turizmit.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mes Arben Ahmetajt dhe Kurz, marrëveshje që nënvizon angazhimin reciprok të dy vendeve për këtë sektor, konkretisht: Shkëmbimin e informacioneve reciproke të lidhura me turizmin si statistika, akte ligjore, procedura dhe rregullore, apo ekspertizë Shkëmbimin e dijes dhe njohurive mbi edukimin dhe trajnimin në turizëm; Shkëmbimin e ekspertizës në zhvillimin e skemave të financimit në turizëm; Inkurajimin e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik në turizëm; Mundësitë për bashkëpunim midis operatorëve turistikë të dy vendeve dhe Organizimin e takimeve bilaterale të ekspertëve të fushës së turizmit për tema specifike si turizmi kulturor, turizmi dimëror, turizmi kulinar etj.
Austria përfaqëson një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në aspektin politik dhe ekonomik. Në muajin gusht në Vjenë u zhvillua Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuader të Procesit të Berlinit, ku qeveria Austriake dha mbështetjen e saj për Shqipërinë dhe vecanërisht për projektet e konektivitetit.
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe qeveria shqiptare kanë pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Forumin Ekonomik të Vjenës, me të cilin u organizua për herë të parë ne Tiranë Forumi Ndër-rajonal “Tirana Talks” në maj 2015, forum i cili mblodhi duke për herë të parë në Shqipëri Kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sa i takon marrëdhënieve ekonomike e tregtare, në vitin 2014, volumi tregtar mes dy vendeve shënoi një rritje me 12.5%, ku eksportet u rritën me 56% dhe importet me 3.6% krahasuar me vitin 2013. Investimet e huaja direkte nga Austria ne vitin 2014 perbenin 8% të totalit të FDI ne vend, duke e renditur Austrine ne vendin e 6-te per investimet direkte ne Shqiperi.
Numërohen rreth 48 biznese asutriake dhe me kapital të përbashkët që ushtrojnë aktivitetin në tregun shqiptar ndërsa viti 2015 shënoi një rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve nga Austria. Në janar 2016 Shqipëria pati një performancë shumë të mirë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit Ferien Messe ne Vjenë, ku u zhvilluan një sërë aktivitetesh promovuese të turizmit shqiptar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29