Shqipëria dhe Brazili do të forcojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e transportit ajror. Këshilli i Ministrave depozitoi në Kuvend marrëveshjen me Brazilin për shërbimet ajrore. Sipas relacionit shoqërues, kjo marrëveshje do të ndikojë në krijimin e kushteve të përshtatshme, të ndërsjella dhe lehtësuese për operatorët e transportit ajror të të dyja vendeve, si dhe kalimin transit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dyja palëve kontraktuese. Marrëveshja vendos rregullat dhe parimet, siguron një zhvillim të koordinuar, liberalizimin progresiv të transportit ajror.
/Shqiptarja.com
