Shqipëri-Kinë, marrëveshje prej 1.7
mln USD për bashkëpunim ekonomik

Shqipëri-Kinë, marrëveshje prej 1.7<br />mln USD për bashkëpunim ekonomik
TIRANE - Kompanitë kineze ftohen që të marrin pjesë në privatizimet strategjike në vendin tonë, si dhe të investojnë në sektorë si infrastruktura dhe energjetika. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, është shprehur i gatshëm për të favorizuar investitorët kinez, në kuadër të përmirësimit të klimës me bizneset e huaja.
 
Për këtë qëllim Ministri Ahmetaj nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 10 milionë yuan ose 1.7 milionë dollarë me Ambasadorin Kinez Ye Hau, fonde të cilat mund të përdoret për projekte të ndryshme. 
 
"Pala shqiptare është e hapur për një bashkëpunim gjithëpërfshirës. Ne besojmë fuqimisht se energjia, transporti dhe infrastruktura janë fusha bashkëpunimi me një potencial të madh për të përfituar. Përpjekjet tona drejt shfrytëzimit të përdorimit më të mirë të potencialeve të vendeve tona do të japë fryt në dobi të vendeve tona. Firmosja e kësaj marrëveshjeje qeveritare bëhet pas firmosjes së Protokollit të Sesionit të Tetë të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik e Tregtar Dypalësh”, u shpreh Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Marrëveshja do t'i hap rrugë financimit të projekteve, që do të përcaktohet në një kohë të dytë nga Këshilli i Ministrave dhe Qeveria e Republikës Popullore të Kinës. Modalitetet tekniko-financiare do të përcaktohen nga Banka e Zhvillimit të Kinës dhe nga Ministria e Financave. 

Ambasadori Kinez Ye Hau, deklaroi se infrastruktura dhe bujqësia janë dy nga sektorët për të cilat Kina është e interesuar.
 
“Në kuadrin e institucionalizimit të bashkëpunimit ekonomik me Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës u nënshkrua Marrëveshja e re e Bashkëpunimit Ekonomik e Teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, qeveria kineze premton të angazhojë një fond grant prej 10 milionë yuan për qeverinë shqiptare", vijoi Ahmetaj. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Kamala Harris konsolidon me shpejtësi mbështetjen e demokratëve, siguron 81 milionë dollarë fonde për fushatën