Një delegacion nga AKBN i kryesuar nga Dael Dervishi, Drejtor Ekzekutiv, zhvilloi një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës ku u ra dakord për firmosjen e një memorandum bashkëpunimi midis dy institucioneve shtetërore më qëllim përmirësimin e marrëdhënieve reciproke dhe shkëmbimin e eksperiencave dypalëshe.

Me drejtorin e përgjithshëm të Doganave Lulzim Rafuna u diskutua rreth disa nismave të reja për lehtësimin e procedurave doganore për subjektet minerare të cilat kryejnë shkëmbime tregtare midis dy vendeve.