PRIZREN- Shqipëria dhe Kosova kanë nisur punën për unifikimin konceptual të sistemit arsimor. Më 15 dhe 16 prill ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Qasja e re kurrikulare – sfidë e së ardhmes”, të organizuar në Prizren nga ministria e Arsimit të Kosovës. Për krerët e arsimit në Shqipëri dhe Kosovë, ky bashkëpunim duhet të zgjerohet edhe më tej.
 
Takimi vazhdoi me prezantime nga panele të tjera të nivelit teknik, me përfaqësues nga rajoni dhe BE, ku diskutimet kryesore patën në fokus kurrikulën, duke sjellë shembuj dhe praktika të suksesshme, kryesisht nga vendet e zhvilluara të BE-së.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)