Shqipëri-Mal i Zi, në mbrojtje të liqenit të Shkodrës

Liqeni i Shkodrës një nga resurset me të mëdha ujore të vendit, përballet çdo ditë me rrezikun e ndotjes dhe të dëmtimit të ekuilibrave të ekosistemit. I konsideruar si një pasuri kombëtare, Liqeni ka dhe ditën e tij, e cila ka bashkuar Ministrat e Mjedisit të dy vendeve ku ai shtrihet, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Lefter Koka dhe homologu malazez Petar Ivanoviç gjatë një takimi në Shkodër kanë rëne dakord për më shumë bashkëpunim në mbrojtje të liqenit. “Mbetjet janë një problem shumë kompleks sesa vendosja e disa gjobave nominalisht drejtuesve vendorë apo komunave dhe bashkive. Besoj që sot kemi një Shqipëri më të pastër. Të jemi të sinqertë reforma administrative do të mundësojë një kualitet tjetër edhe të trajtimit të mbetjeve,”- u shpreh Koka

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës