TIRANE - Ministri i Brendshëm Flamur Noka ka falenderuar homologun malazes për ndihmën dhe bashkëpunimin e dhënë në kuadër të emergjencave civile. Në takimin e zhvilluar sot mes Nokës dhe ministrit të Brendshëm të Malit të Zi, Ivan Brajoviç, në kuadër të Forumit Ministerial të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, u vlerësua se bashkëpunimi ndërkufitar dhe policor ka dhënë rezultate pozitive në luftën kundër krimit në tërësi.
“Gjej rastin t’ ju falënderoj për ndihmën që Mali i Zi na dha për fikjen e zjarreve nga ajri. Bashkëpunimi ndërkufitar dhe atij policor në tërësi ka dhënë rezultate shumë pozitive në luftën kundër krimit në tërësi, forcimin e rendit dhe sigurisë në të dy vendet”, u shpreh Noka.
Nga ana e tij, ministri malazes Ivan Brajoviç, vlerësoi frymën e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rolin që Shqipëria dhe Malit i Zi kanë në forcimin e klimës së bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal.
Brajoviç nënvizoi faktin se duhet “të bashkëpunojmë akoma më shumë për përballimin e situateve të emergjencave”, pasi të dy vendet kanë shqetësim të njëjtë sa i takon zonës në grykëderdhjen e lumit të Bunës, por edhe në sektorë të tjerë.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com