Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë nënshkroi protokollin e bashkëpunimit me palën maqedonase, e cila synon forcimin e bashkëpunimit policor e operacional ndërmjet strukturave të të dy vendeve.
Për palën shqiptare, protokolli u nënshkrua nga zv/ministri Stefan Çipa, kurse për palën maqedone, nga homologu i tij Agim Nuhiu.
Ky dokument i emërtuar “Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë për ndjekjen konstante ndërkufitare”, përcakton në detaje zonat, mënyrat, kushtet, rrethanat, ku mund të kryhet ndjekja e personave që dyshohen si shkelës të ligjit, në territoret e shteteve respektive.
Sipas protokollit, tashmë është e mundur që njësitë policore të të dy palëve, të kalojnë në anën tjetër të kufirit pa miratim paraprak, thjesht duke njoftuar palën mike për operacionin policor, në momentin e kalimit të kufirit. Ndjekja e një personi të dyshuar nga policia e secilit prej vendeve, mund të vijojë përgjatë linjës kufitare në një rreze deri 10 km në brendësi të territorit të shtetit fqinj dhe për një interval kohor jo më shumë se 60 minuta.
Protokolli nxit shkëmbimin e përvojave të dy vendeve dhe rrit efektshmërinë në luftën kundër drogave, trafiqeve ilegale, por edhe radikalizmit fetar e terrorizmit.
Nënshkrimi i tij synon nga ana tjetër të rrisë me tej shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin mes dy policive me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar dhe
migracionit të paligjshëm.
Ky protokoll pason marrëveshjen e posaçme mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë mbi bashkëpunimin në luftën ndaj terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të drogave narkotike, substancave psikotrope e prekursorëve, migracionit të paligjshëm dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.4%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.4%
Vota total: 2355
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autori i dyshuar i krimit në azilin privat është historiani dhe shkrimtari Zyhdi Shehi, “Qytetar Nderi” i Kavajës dhe me medaljen “Naim Frashëri”
8 Gusht, 09:54
-
Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve në vendparkimin pa pagesë, arrestohen 2 persona
8 Gusht, 09:41
-
Miller: SHBA të shqetësuara me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës
8 Gusht, 09:35
-
Partizani ‘troket’ në Korçë, kërkon t’i marrë trajnerin Skënderbeut
8 Gusht, 09:34
-
Planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, 19 vjeçari i arrestuar është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut
8 Gusht, 09:09
-
Medvedev: Forcat ruse duhet të shtyhen edhe me thellë në territorrin ukrainas
8 Gusht, 09:04
-
Krim i rëndë në azilin privat të të moshuarve në Tiranë, 78-vjeçari vret me bastun shokun e dhomës: Pse më ke zënë krevatin (EMRAT)
8 Gusht, 09:03
-
SHBA parakalon Kinën, situata e medaljeve pas ditës së 12-të në Lojërat Olimpike
8 Gusht, 09:02
-
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen: Mos kaloni në zonën e tubimit!
8 Gusht, 08:36
-
Skandali/ FreeNoizy, artistët shqiptarë, peticion për mbrojtjen e një vrasje në tentativë
8 Gusht, 08:30
-
Biden paralajmëron: Nëse Trump humbet, kam frikë se transferimi i pushtetit nuk do të jetë paqësor!
8 Gusht, 08:20
-
Paris 2024/ Ditë historike, Shqipëria kërkon sot medaljen e parë Olimpike! Në tapet Abakarov
8 Gusht, 08:20