Shqipëri-Maqedoni, konfirmohet
mbledhja e përbashkët e 2 qeverive
Shqipëria dhe Maqedonia parashikojnë të mbajnë këtë vit një mbledhje të përbashkët qeverie, por data mbetet për t’u përcaktuar nga dy kryeministrat. Konfirmimi për mbajtjen e një mbledhje të tillë është bërë sot në Tiranë nga dy ministrat Edmond Panariti dhe Mihail Cvetkov, gjatë një takimi që patën në Tiranë.
TIRANË - Shqipëria dhe Maqedonia parashikojnë të mbajnë këtë vit një mbledhje të përbashkët qeverie, por data mbetet për t’u përcaktuar nga dy kryeministrat. Konfirmimi për mbajtjen e një mbledhje të tillë është bërë sot në Tiranë nga dy ministrat Edmond Panariti dhe Mihail Cvetkov, gjatë një takimi që patën në Tiranë për forcimin e bashkëpunimit në dikasterin që ata përfaqësojnë, bujqësinë.
“Qeveria e Maqedonisë praktikon mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta me vendet fqinje, por kuptohet që për këtë gjë të dy kryeministrat duhet të bien dakord, pasi nuk jemi ne si ministra kompetentë. Pra për momentin nuk mund t’ju them se kur do të mbahet, por ka shumë gjasa që ajo do të mbahet,” tha ministri i Maqedonisë, Mihail Cvetkov.
Edhe ministri shqiptar, Edmond Panariti, shtoi se mbledhjet e përbashkëta të qeverive e forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin rajonal. ‘Bashkëpunimi rajonal është element thelbësor i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe natyrisht bashkëpunimi me fqinjët është parësor”, tha Panariti. Sipas tij, kjo meriton të ngrihet në nivel të mbledhjeve të përbashkëta midis dy qeverive që pa dyshim janë në kompetencë të kryeministrave të vendeve për të vendosur për modalitetet e këtyre organizimeve.
Kryesore, tha Panariti, është që në nivelin e bashkëpunimit të bujqësisë ne tashmë kemi përcaktuar kush do të jenë hapat e ardhshme të shpejta dhe ato afatmesme dhe aftagjata, të cilët kuadrohen mjaft mirë edhe në kuadrin e bashkëpunimit më të gjerë ndërqeveritar.
Këto deklarata të dy ministrave u bënë sot në Tiranë gjatë një konference për shtyp që dy homologët mbajtën në kuadër të një takimi për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe rritjes së vëllimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
1%
-
Jo
98.8%
-
Nuk e di
0.2%
Vota total: 67816
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Belgjikë/ U kapën me plantacionin kanabisi me vlerë 800 mijë euro, 5 shqiptarët rrezikojnë deri në 25 vite burg në total! Dëshmia: Mendova se këtu lejohej!
10 Tetor, 22:49
-
'Mosbindja civile vazhdon', deputetja e PD-së: Qeverinë teknike e kemi në dorë
10 Tetor, 22:48
-
Seanca e sotme u shty, Tritan Shehu: Denigrim i parlamentit nga kryeministri sulltan! Krashi: Mosbindje nuk do të thotë djegie dhe thyerje karrigesh
10 Tetor, 22:37
-
Vjosa Osmani takim me ndihmës sekretarin e SHBA: Kosovës i duhet dialog strategjik me vendin tuaj
10 Tetor, 22:37
-
Shtyhet sërish hyrja në fuqi e rregullave të reja të hyrjes në BE
10 Tetor, 22:25
-
Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë
10 Tetor, 22:14
-
Maqedoni e Veriut: Gjykata Kushtetuese heq ‘Balancuesin’
10 Tetor, 22:12
-
'Përdori foltoren fetare për të quajtur shtet terrorist Izraelin', Poli Hoxha për deklaratat e Erdogan: E tha në kontekstin e xhihadit për gjithë myslimanët
10 Tetor, 22:02
-
Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviç
10 Tetor, 21:59
-
Rama vizitë nesër në Hungari, do takohet me kryeministrin Viktor Orban! Pritet të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi
10 Tetor, 21:57
-
Erdogan në Tiranë/ Krashi: Ditë e rëndësishme spirituale! Lisander Hoxha: Rama luan me marrëdhëniet personale në diplomaci
10 Tetor, 21:51
-
Stuhia e shekullit ‘Militon’ goditi Florida-n! 9 të vdekur, 3.3 milionë banesa pa energji elektrike
10 Tetor, 21:46