TIRANË - "Dhjetëra milionë njerëz në mbarë botën sot vuajnë për ujin e pijshëm. Do i bëja thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëjnë ndërhyrje pa vend në rrjetet e ujit të pijshëm, sepse çdo ndërhyrje e paautorizuar mund të bëhet shkak për të ndotur ujin e pijshëm", - ka deklaruar Pëllumb Pipero, drejtor i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas autoritet Shëndetësor rajonal, ASHR, uji që vjen në banesat tona është gati 96 për qind i sigurt dhe i pastër nga bakteriet, ndërkohë që çdo javë ISHP bën me mijëra analiza për ngarkesën mikrobioligjike të ujit.
"Janë mbi 360 pika fundore uji që kontrollohen çdo ditë, janë me mijëra analiza që ISHP në të gjithë vendin realizojnë çdo ditë në mënyrë që qytetarët të marrin ujë të sigurtë. Dhe kur sot në këtë ditë të shënuar flasim për një mbulesë mbi 97 për qind e ujit të ofruar qytetarëve është baktereologjikisht i pastër, i sigurtë, i kontrolluar", - ka thënë Pipero në ditën botërore të ujit.
(ek/aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com