Shqipëri – Armeni, lojtarët bënë dush
me ujë të ftohtë, UEFA gati gjobën

Shqipëri – Armeni, lojtarët bënë dush<br />me ujë të ftohtë, UEFA gati gjobën
Federata Shqiptare e Futbollit mund të marrë gjobë nga UEFA, për lëshimet që janë vërejtur në stadiumin ‘Elbasan Arena’, në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Armenisë.

Përpos hyrjes në fushë të disa tifozëve, delegati i UEFA-s ka vënë re edhe disa dështime tjera të organizimit, në ndeshjen që u zhvillua të dielën në Elbasan.

Bëhet e ditur që lojtarët e të dyja përfaqësueseve janë larë me ujë të ftohtë pas ndeshjes, një shkelje për të cilën Shqipëria ishte dënuar me rreth 15 mijë franga zvicerane pas takimit me Danimarkën.

Dështime tjera në organizim ka qenë qëndrimi i një stafi të FSHF-së në pistë (gjë që nuk lejohet), mungesa e Wirelessit në stadium dhe ngarkesa e rrjeteve telefonike.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet verdikti përfundimtar i Komisioneve përkatëse të UEFA-s, për shkeljet që i ka bërë Shqipëria në sfidën ndaj Armenisë, raporton Zeri.


d.b/sqhiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'