Shqipëri–SHBA, 27 vite nga ‘shkrirja
e akujve’ në marrëdhëniet dy palëshe

Shqipëri–SHBA, 27 vite nga ‘shkrirja<br />e akujve’ në marrëdhëniet dy palëshe<br>
Përkujtohet sot 27 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Vetë ambasada amerikane në faqen zyrtare të saj ka risjellë në vëmendje detaje historike për figurat kryesore që kanë qenë nismëtarë të rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve pas një ndërprerje prej 52 vjetësh.

Ka qenë pikërisht ish ministri i Jashtëm shqiptar, Muhamet Kapllani ai që ka nënshkruar në vitin 1991 Memorandumin e Mirëkuptimit në Washington me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Raymond G.F. Seitz, duke hapur kështu sërish dritën jeshile në marrëdhëniet dypalëshe.

Statusi në faqen e ambasadës
Si sot më 1991 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh, Ministri i Jashtëm shqiptar Muhamet Kapllani dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit Raymond G.F. Seitz nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në Ëashington, më 15 mars 1991. Në atë ceremoni, Seitz tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti (Ëoodroë) Ëilson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën lidhje me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

a.h/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset