TIRANË – Gjatë vizitës së saj të parë në Tiranë, ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë, Fatma Sahin është takuar me kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit, Topalli.
Berisha ka theksuar se do të ishte me interes që investitorët turq të shtrijnë aktivitetet e tyre në fushën e bujqësisë, por edhe të turizmit në Shqipëri, duke sjellë këtu eksperiencën e një vendi me tradita të shkëlqyera në këtë fushë.
Sahin i kushtoi një rëndësi të veçantë Protokollit të nënshkruar në kuadër të Komisionit Ekonomik Shqiptaro-Turk, midis ministrisë që ajo drejton dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, duke theksuar se ai do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik, si dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ndërsa, gjatë takimit me kryetaren e Kuvendit, Sahin dhe Topalli biseduanedhe për rëndësinë e forcimit të rolit të gruas në vendimmarrje. Në këtë kuadër, ministrja turke i përcolli Kryetares së Kuvendit ftesën për të marrë pjesë në punimet e konferencës që do të organizohet në Stamboll, me temë “Transformimet në shoqërinë myslimane dhe roli i gruas në shoqërinë myslimane”, e cila do të mbahet më datë 23 dhjetor 2011.
Investimet direkte dhe kontraktore të Turqisë në Shqipëri arrijnë në 1 miliard USD.
Volumi tregtar për vitin 2010, kapi shifrat e 366 milion dollarë , ndërsa për 9 muajt e parë të vitit 2011, eksportet e Shqipërisë drejt Turqisë, janë dyfishuar, nga 57 milionë në 107 milionë USD, ndërkohë që importet nga Turqia janë të nivelit të vitit 2010, rreth 206 milionë dollarë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA