Shqipëri-Serbi, dokumentar nga
Askew, fituesi i Emmy Awards

Shqipëri-Serbi, dokumentar nga<br />Askew, fituesi i Emmy Awards
Në fillim fluturoi një dron në Stadiumin e Partizanit në Beograd, që u bë arenë konfliktesh dhe pastaj një ndeshje e fituar e Serbisë në Stadiumin e Elbasanit. Një histori që e kapërcen çështjen e futbollit nuk mund të lihej jashtë vëmendjes nga kinematografi dhe regjisori Charlie Askew, i rrjetit SPM. Ai do të realizojë një dokumentar mbi rrjedhën e ndeshjeve Shqipëri-Serbi.

Ideja për këtë dokumentar sipas tij është  fokusuar në faktin se kjo ndeshje nuk është vetëm lojë futbolli, apo vetëm një duel mes dy kombëtareve, por një prej përballjeve më me ngarkesë në historinë e Shqipërisë. Ishte kjo ndeshje futbolli që së fundi solli në tavolinë dialogun qeveritar të Shqipërisë me Serbinë. Charlie Askew do të përfshijë në këtë dokumentar dy ndeshje futbolli, në të cilat njëherë qarkulloi droni e njëherë fitoi Serbia. “Është një fabulë e bukur.

Futbollistët dhe karakteret e tyre për filmin janë shumë të rëndësishëm” shprehet Askew, i cili njihet për një seri dokumentarësh dhe ka fituar vite më parë Emmy Awards për dokumentarin sportiv. Askew është nxitur për të bërë këtë film nga ndjenja euforike mbarëkombëtare që përfshin zakonisht këto ndeshje.

“Është diçka që nuk e përjetoj në vendin tim, kjo është më shumë se një ngjarje sporti” thotë ai. Një detaj tjetër që do t’i shtohet dokumentarit është kuilifikimi i mbrëmshëm i Shqipërisë për Kampionatin Evropian të Futbollit, i cili mbahet vitin tjetër në Francë.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe