Shqipëri - Ukrainë, së shpejti
me marrëveshje për bujqësinë
Shqipëria dhe Ukraina pritet të nënshkruajnë së shpejti një sërë marrëveshjesh bujqësore mes tyre për eksport-importet. Kjo është mësuar sot gjatë vizitës së ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti në Ukrainë.
Shqipëria dhe Ukraina pritet të nënshkruajnë së shpejti një sërë marrëveshjesh bujqësore mes tyre për eksport-importet. Kjo është mësuar sot gjatë vizitës së ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti në Ukrainë.
Mësohet se Panariti ka kryer një vizitë zyrtare në rajonin Kharkiv, ku mori pjesë në një forum ndërkombëtar mbi nismat inovative dhe investuese në bujqësi.
Ministri është pritur në një takim zyrtar nga Guvernatori i këtij rajoni Igor Rainin dhe zyrtarë të lartë të Administratës qendrore të Ukrainës.
Mësohet se Panariti ishte i ftuar special i panelit plenar të konferencës nga ku mbajti një fjalim. Në fjalën e tij ministri vlerësoi angazhimin e autoriteteve të Ukrainës dhe guvernatorit Rainin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon si dhe shprehu vullnetin për rritje të bashkëpunimit në bujqësi.
“Prodhuesit shqiptarë të frutave dhe perimeve janë të gatshëm të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet e Ukrainës dhe prania ime këtu, synon ta përshpejtojë këtë proces nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshje për lehtësimin e procedurave tregtare dhe fitosanitare”, tha Panariti.
![panariti ukraine](http://www.shqiptarja.com/foto/190104.jpg)
Zyrtarë dhe biznese bujqësore ukrainase kanë premtuar se do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë për nënshkrimin e një sërë marrëveshjeve bujqësore.
Redaksia Online
(e.g/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.9%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër
30 Qershor, 16:18
-
Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin
30 Qershor, 16:14
-
Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
30 Qershor, 16:11
-
Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)
30 Qershor, 16:00
-
Zyrtare/ Juventusi 'blindon' mesin e fushës, paguan 50 milionë euro për brazilianin
30 Qershor, 15:55
-
Velipojë, kanosi me pistoletë kuzhinierin pas një konflikti, shpallet në kërkim 33-vjeçari (EMRI)
30 Qershor, 15:48
-
Turi i mirënjohjes, Veliaj: Sot Kavaja është më socialiste se kurrë; PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet
30 Qershor, 15:44
-
Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore
30 Qershor, 15:24
-
Berat/ Shpërthen bombula e gazit në një banesë në lagjen 'Mangalem', një grua mbetet e lënduar në dorë (EMRI)
30 Qershor, 15:19
-
Lufta Izrael-Hamas/ Polemika mbi dhunën e policisë kundër protestuesve ndaj Netanyahut
30 Qershor, 15:14
-
Shkrumbohet makina në Orikum, shpëton shoferi (VIDEO)
30 Qershor, 14:59
-
‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin
30 Qershor, 14:38