TIRANË - Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka dënuar aktet terroriste që kanë ndodhur në qytetin e Vollgogradit në Rusi.
“Ministria e Jashtme dënon me forcë aktet terroriste që ndodhën së fundmi në një stacion treni dhe në një trolejbus në qytetin rus të Vollgogradit, që shkaktuan viktima në njerëz e shumë të plagosur”, thuhet në një reagim të ministrisë së drejtuar nga Ditmir Bushati.
Ministria e Jashtme, i shpreh me këtë rast ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave dhe të lënduarve.
“Ngjarje të tilla tragjike ndaj njerëzve të pafajshëm tregojnë qartë se lufta kundër terrorizmit mbetet një sfidë e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, shpreh vendosmërinë dhe angazhimin e saj për të luftuar të gjitha format e terrorizmit ndërkombëtar”, përfundon mesazhi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com