Shqipëria, destinacioni më i lirë
për pushime në Evropë

Shqipëria, destinacioni më i lirë<br />për pushime në Evropë
Evropa ka shumë vendet të ralla, që ia vlejnë të vizitohen dhe pushimet nuk është e nevojshme që të jenë të shtrenjta. Business Insider sjell destinacionet turistike në Evropë më të leverdishme për ata që kërkojnë të shpenzojnë pak gjatë pushimeve verore.

Destinacioni më i lirë për pushime në Evropë, sipas Business Insider, është Shqipëria! Buxheti ditor për një turist mund të jetë 23 deri në 27 euro. Çmimet në Shqipëri, thuhet në artikull, janë më të lira se sa në Itali dhe Greqi. Turistët në këtë vend mund të vizitojnë vende historike, si edhe të shijojnë plazhet e mrekullueshme, transmeton Shekulli online.

Një natë në një hostel në Tiranë mund të kushtojë 7.5 euro, ndërsa një dhomë hoteli mund të gjendet deri në 19 euro. Sa i takon ushqimit, në vendet ku serviret ushqim i shpejtë mund të paguhet 1.5 euro, ndërsa për një vakt në një restorant të lirë 7.6 euro. Pas Shqipërisë, sa i takon destinacioneve më të lira në Evropë vijnë: Bullgaria, Lituania, Rumania, Polonia, Sllovakia, Kroacia dhe Portugalia.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!