Shqipëria dhe Kosova 
korridor të përbashkët dogano

Shqipëria dhe Kosova <br />korridor të përbashkët dogano
TIRANE- Nga dje, Shqipëria dhe Kosova kanë një pikë të përbashkët transiti ku do të ofrohen shërbime të unifikuara doganore. Në ceremoninë e inaugurimit të “Korridorit të Transitit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë”, që u zhvillua në territorin kosovar,  në pikën e Vërmicës, morën pjesë Kryeministri Shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij kosovar Isa Mustafa.

Në fjalën e tij, Rama tha se kjo procedurë shkurton kohën e pritjes si dhe synon të ulë kostot për sipërmarrësit në transportin e mallrave. “Nga sot nuk janë më dy ditë, nganjëherë edhe më shumë se dy ditë, vonesat për të kaluar mallin nga njëra anë në tjetrën, mjaftojnë vetëm 5 minuta. Një procedurë e vetme në një rrjet të dhënash dixhitale që përbashkon në një rrugë dy sistemet e të njëjtës gjuhë. Dhe faktikisht nga sot porti i Durrësit për të gjitha mallrat që vijnë në Durrës për të shkuar në Kosovë është pika e vetme e kontrollit dhe mjafton procedura në Durrës për të mbërritur në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe kudo tjetër”, tha Rama.

Tranzitet
Të gjitha transitet e çelura në Territorin Doganor Shqiptar do të mbyllen në doganat e destinacionit kosovar duke evituar kështu ndalesat në kufi për ribërje procedurash, dhe anasjelltas, ato transite qe hapen në Territorin Doganor të Kosovës do të mbyllen në doganat e destinacionit shqiptar, njësoj sikur të kishim vetëm një doganë dhe jo dy.

Një procedurë që normalisht zgjaste deri në dy ditë, ose dhe më shumë për shkak të garancive financiare, sot në doganës e Morinës dhe Vërmicës do zgjasë jo më shumë se 5 minuta. Gjithashtu është bërë e mundur që në fushën e sigurimeve dhe garancive bankare për transitet ne mënyrë që një garanci e dhënë në Territorin Doganor të Shqipërisë të jetë e vlefshme dhe në territorin e Kosovës dhe anasjelltas.

Një deklaratë
Transiti i Përbashkët me Kosovën sjell fleksibilitet dhe shpejtësi në tregtinë mes dy vendeve. Tashmë nëpërmjet transitit të përbashkët në të dyja vendet do të prodhohet vetëm një deklaratë transiti. Kjo procedurë do të shërbejë si një mjet për të menaxhuar dhe kontrolluar më mirë sistemin e transitit, bazuar në përdorimin  e sistemeve kompjuterike të avancuara dhe përpunimit elektronik të të dhënave, që do të garantojnë një menaxhim modern dhe efikas të tij. Objektivat kryesore të Transitit të Përbashkët do të jenë rritja e efikasitetit dhe efektivitetit në procedurën e transitit, parandalimi dhe zbulimi i mashtrimit dhe gjithashtu përshpejtimi i  transaksioneve të kryera nën regjimin e transitit duke ofruar njëkohësisht siguri për to.

Bizneset
Kjo prek të gjitha  bizneset që operojnë midis Shqipërisë dhe Kosovës duke sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në tregtinë mes dy vendeve. Kjo risi në fushën e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovën shpejton lëvizjen e mallrave, shkurton kohën e qëndrimin të tyre në doganë, redukton kostot për biznesin dhe në pikëpamjen doganore e kthen kufirin Shqipëri-Kosovë në një kufi “virtual”.

“Pas vullnetit të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës për të afruar tregjet e dy vendeve përmes përafrimit të procedurave të përbashkëta doganore qëndron puna intensive e Doganave të Shqipërisë dhe Kosovës për realizimin me sukses të Transitit të Përbashkët” tha Elisa Spiropali, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

U përfolën se ishin ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit

U përfolën se ishin ndarë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shfaqen në krahët e njëri-tjetrit