Shqipëria do t'i paguajë
gjobë 4 mln euro italianëve

Shqipëria do t'i paguajë<br />gjobë 4 mln euro italianëve
Si edhe në raste të tjera, pas largimit nga vendi, kompani që kanë investuar në Shqipëri, apo kanë punuar me fonde nga buxheti i shtetit, kërkojnë dëmshpërblim për humbje të shkaktuara në mënyrë të paligjshme nga qeveria. Qeveria jonë e ka humbur që më 2006 gjyqin me italianët e "Italstrade", por vetëm tani do të zbatohet gjoba e vendosur nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit.

Në një nga mbkedhjet e tetorit, Këshilli i Ministrave ka vendosur ekzekutimin e vendimit nr. 13205-FM, datë 14.2.2006 të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, për çështjen "Italstrade s.p.a., kundër Republikës së Shqipërisë", në vlerën 4 milionë euro, vlerë për të cilën është rënë dakord sipas marrëveshjes së negocimit me kompaninë "Italstrade" s.p.a. Fondet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për vitin 2012.

Ky vendim ishte apeluar nga qeveria më 2009 në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, për të fituar kohë, por Gjykata vendosi dhënien e fuqisë ligjore dhe njohjen e vendimit përfundimtar të Arbitrazhit datë 14.02.2006 të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) në lidhje me çështjen ICC nr.13205 FM ndërmjet Italstrade S.P.A. dhe Republikës së Shqipërisë.

SEGMENTI
Punimet për ndërtimin e superstradës Tiranë-Durrës filluan në vitin 1993, por deri më 1999 u arrit të asfaltoheshin vetëm 5 km, deri në Kashar. I gjithë segmmenti u deklarua i përfunduar në muajin qershor të vitit 2001.(Vazhdon në Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët

VIDEO/ Çudira në Lojërat Olimpike, VAR anulon golin e Argjentinës pas katër orësh! Maroku fiton 1-2, dhunë në fushë nga tifozët