Shqipëria fiton një pozicion në renditjen e FIFA-s publikuar ditën e sotme. Kombëtarja e drejtuar nga De Biasi pozicionohet në vendin e 35-të. Renditja merr për bazë rezultatet e skuadrave gjatë muajit shkurt ku kuqezinjtë nuk është se kanë zhvilluar ndonjë takim.
Shqipëria mban pozicionin e 35-të duke grumbulluar 754 pikë 8 pikë më shumë se një muaj më parë.
Shqipëria ka lënë pas Greqinë,Danimarkën,Serbinë dhe skuadra të tjera të rëndësishme. Sa i përket skuadrave të grupit A të fazës finale të “Francë 2016” Zvicra mban vendin e 12-të,Rumania vendin e 16-të ndërsa Franca pozicionohet e 24-ta.
Renditjen e FIFA-s e kryeson Belgjika e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com