Shqipëria humb 2 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor të publikuar gjatë ditës së sotme. Kombëtarja kuqezi ndodhet në vendin e 50-të në FIFA kur muajin e kaluar ishte e renditur ne pozicionin e 48-të.

Shqipëria në vendin e 50-të ka grumbulluar 577 pikë duke humbur 7 pike nga muaji i kaluar. Gjate kësaj periudhe djemtë e De Biasit kanë zhvilluar dy ndeshje miqësore që kanë ndikuar në humbjen e dy pozicioneve.

Pavarësisht lojës së bukur të zhvilluar dhe imazhit dinjitoz Kombëtarja e barazoi ndeshjen ndaj Francës dhe e humbi atë ndaj Italisë gjë që ka ndikuar në renditjen e këtij muaji.

Renditjen e përgjithshme të FIFA-s e kryeson Gjermania e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia