TIRANE - Arkitektë e planifikues urbanë të shquar botërisht të cilët kanë mbërritur në vendin tonë për të marrë pjesë në Konferencën me titull "Shqipëria e Gjeneratës së Re" sot kanë nisur një vizitë studimore në hapësira e godina publike në Tiranë e jashtë saj.
Ndërkohë që nesër nis punimet konferenca 2 ditore në hotel “Sheraton”
Dita e parë do t'i kushtohet territorit dhe e dyta ekonomisë, ku do marrin pjesë ekonomistë, financierë, menaxherë të shquar me eksperiencë e njohje ndërkombëtare.
Kryeministri i ri i vendit Edi Rama ka postuar në facebook një fotogaleri të vizitave që 50 arkitektët dhe planifikuesit urbanë kanë zhvilluar tek Piramida, por dhe tek Pallati i Brigadave. Mes të ftuarve është dhe artisti i njohur Anri Sala. Rama titullon fotogalerinë: Një kapitull i ri për territorin dhe ekonominë"

(Ne foto: Arkitektët e ndalur para Piramidës)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com