KUKES - Ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi se bashkëpunimi me Kosovën është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian. I pranishëm në konferencën që po zhvillohet në Kukës, më rastin e 15-vjetorit të Eksodit Kosovar, “Nga eksodi tek Partneriteti Strategjik”, Naço u shpreh i hapur për bashkëpunim, ndërsa shtoi se reforma e sistemit të drejtësisë është thelbësore për të dyja vendet.
“Pikësëpari, falënderoj ata që hapën dyert për familjet kosovare. Shpreh besimin dhe bindja se do vazhdojmë të bashkëpunojmë së bashku, duke luftuar krah për krahu korrupsionin dhe duke kryer reformat e nevojshme për të ngritur drejtësinë nivelin e standardeve të kërkuara nga BE”, theksoi Naço.
Sipas Ministrit të Drejtësisë, vendi ynë ka kërkuar asistencën e Komisionit të Venecias, ndihmën e EURALIUS, si dhe është ngritur grupin këshillimor dhe po punohet për të realizuar një reformë sa më gjithë përfshirëse dhe këtu ndihma dhe bashkëpunimi me Kosovën është i rëndësishëm, duke parë se jemi vende kufitare, ku kultivohet e njëjta gjuhë e zakone.
“Tashmë duke qenë se jemi në një partneritet strategjik me shtetin kosovar na duhet edhe bashkëpunimi në këtë drejtim. Në vitin 2013 kemi hartuar disa marrëveshje të përbashkëta, në fushën e ekstradimit, e dimë që ne kemi ende për të mësuar dhe kemi ende për të rritur bashkëpunimin. Kosova është më përpara në drejtimin teknologjik dhe kjo do na ndihmonte edhe ne me eksperiencë të vyer”, theksoi ai.
Duke folur për fenomenet kriminale, Naço u shpreh se krimi nuk njeh kufi dhe kjo, sipas Naços, kërkon bashkëpunim të përditshëm, prandaj edhe në këtë pjesë kemi hapësira ku të punojmë për të shtrirë bashkëpunimin tonë. Ministri i Drejtësisë tha se Shqipëria dhe Kosova do të vijojnë të punojnë për bashkëpunimin e tyre në fushën e burgjeve, si Shërbimi i Provës, Kontrollin e Brendshëm të Burgjeve, ku në thelb do të ketë trajnime të përbashkëta.
“Do jemi gjithnjë të hapur për të bashkëpunuar, për tu trajnuar dhe për të shkëmbyer eksperiencat e nevojshme për të çuar vendet tona drejt standardeve më të mira të kërkuara nga Bashkimi Europian”,tha ministri i Drejtësisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com