Shqipëria e Madhe, Thaçi: Deklaratat
e BE-së, bajate, po përkëdhel Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar ashpër pas kritikave të BE duke i cilësuar si bajate dhe neveritëse.
 
Kërcënim për Bashkimin Evropian është nacionalizmi serb, është Beogradi i cili është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm të Rusisë në Serbi, prej bazave ushtarake deri në MIG-at rus dhe kjo përkëdhelje dhe deklarime nga zyrtarët e Bashkimit Evropian për Beogradin janë shumë bajate, shumë të gërditshme dhe neveritëse.
 
Njëherësh, këto deklarata janë të papranueshme për Kosovën, në veçanti në këtë vonesë të pajustifikueshme në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën
”, ka nënvizuar Presidenti i Thaçi.
 
Rama dhe Thaçi deklaruan se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE, venitet.
 
Por, Johannes Hahn i ka cilësuar ‘të papranueshme’ dhe ‘kundërproduktive’ deklaratat e liderëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor që implikojnë ndryshimet e kufijve.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave