Shqipëria e Mali i Zi marrëveshje
për menaxhimin ndërkufitar të ujrave

Shqipëria dhe Mali i Zi shumë shpejt do të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët për menaxhimin ndërkufitar të ujrave.
Kjo është bërë e ditur pas një takimi që ka pasur sot Ministri Edmond Panariti me homologun e tij malazez, Ivanović.
Marrëveshja e menaxhimit ndërkufitar të ujrave do të nënshkruhet gjatë ardhjes se Ministrit malazez në Shqipëri dhe gjatë kësaj kohe të organizohen takime të regullta midis dy vendeve në fushën e administrimit më efiçent të ujërave.
 
Në këtë takim u diskutua për marrëdheniet e mira qe ekzistojne midis dy vendeve dhe vullneti për t'i thelluar më shumë. 
 
Gjithashtu diskutuan për një marrëveshje për menaxhim të integruar të pikave të kontrollit kufitar, duke filluar me njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare dhe veterinare dhe për nevojën në rritje e këmbimit të eksperiencave në nivel akademik.
 
Panariti dhe Ivanovic gjithashtu ranë dakord për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore, për kontrollin e mbetjeve dhe njoftimit reciprok të vendeve respektive për analizat ushqimore të produkteve që levizin në të dyja anët e kufirit.

Ministri Panariti theksoi gjithashtu fakti se përvoja e Malit të Zi në përmbushjen e kushteve për integrimin europian, do të shërbejë si pikë referimi sidomos përsa i përket kapitujve 11, 12 dhe 13.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat