Shqipëria e mbyll 2014 në vendin e 58

Shqipëria e mbyll 2014 në vendin e 58
Gjatë 12 muajve kombëtarja shqiptare ka zhvilluar 9 ndeshje, ka fituar 3, ka barazuar 2 herë dhe është mundur 3 herë, teksa ndeshja në Beograd iu dha në tavolinë Serbisë, por beteja vijon në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Megjithatë me këto rezultate Shqipëria e mbyll vitin 2014 në vendin e 58 të renditjes së FIFA-s që është shpallur për muajin Dhjetor dhe që është e fundit për këtë vit. Në krahasim me vitin e kaluar Shqipëria e mbyll pothuajse në të njëjtën zonë, pasi në renditjen e janarit të 2014 ishte e 56.

Theksojmë që pozicionimin më të mirë për këtë vit Shqipëria e arriti në muajin shtator, teksa u klasifikua në vendin e 47 duke ngjitur plot 25 shkallë pas fitores në Portugali.

Ky vit do të mbetet gjatë në memorien e shqiptarëve, pasi kuqezinjtë mundën Portugalinë në transfertë, barazoi me Danimarkën, por mbi të gjitha bëri një paraqitje të mirë edhe në Serbi edhe pse vendimi për humbjen e ndeshjes në tavolinë është i padrejtë, megjithatë kuqezinjtë fituan moralisht, pasi ajo që ndodhi bëri xhiron e botës.

Një paraqitje mjaft të mirë kuqezinjtë bënë në miqësoret me Francën duke barazuar, por edhe me Italinë, pavarësisht humbjes.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit