Shqipëria e ngrirë, PD
në koncerte milionash

Shqipëria e ngrirë, PD<br />në koncerte milionash
Shqipëria e meriton me të vërtetë epitetin si vend paradoksesh dhe dizekuilibrash. Dhe me sa duket vulën përfundimtare do ta marrë ditën e hënë, teksa të rinjtë e Partisë Demokratike kanë lajmëruar me gërma të mëdha se do të festojnë fuqishëm në Pallatin e Kongreseve 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të dikatorit komunist Enver Hoxha, që shënoi përfundimisht rrëzimin e simbolit të komunizmit në Shqipëri. Madje koncerti i madh do të jetë i shoqëruar dhe me zërin e këngëtarëve të njohur, si Çiljeta Xhilaga, Greta dhe Eni Koçi, etj. Duke joshur me zërin e tyre qindra e qindra të rinj që do ta ndjekin direkt këtë koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, dhe mijra të tjerëve që do ta ndjekin live përmes TV, ku lajmet e përzishme të bllokimit të banorëve nga bora e madhe, humbja e njerëzve, sikleti i nënave shtatzëna, do të ngatërrohen me zërin e këngëtarëve që do marrin pjesë në këtë koncert të madh festiv. Lajmërimi është bërë në faqen zyrtare të FRPD në rrjetin social Facebook, përmes të cilit fton të gjithë në këtë festë dhe koncert të madh festiv. "Të gjithë të ftuar të festojmë ditën e hënë, më 20 Shkurt, ora 17.00 në Pallatin e Kongreseve.; Koncert i madh festiv, për të festuar 21 vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Hoxha dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes dhe vlerave europiane", thuhet në njoftimin e fiksuar në faqen zyrtare të FRPD, ndërkohë që dhe sigla e forumit, ku është shënuar dhe ftesa që përmban datën, orën dhe vendin e zhvillimit të këtij koncerti të madh festiv. Eshtë e kuptueshme se nuk ka se si të mungojë në këtë koncert dhe kryeministri Berisha, si kreu i opozitës së parë shqiptare që me kontributin e saj solli dhe rrëzimin e komunizmit nhë Shqipëri, bashkë me simbolet e tij. Por ajo që vihet re fare qartë dhe që të lë një shije të hidhur është momenti i zgjedhur për të festuar nga ana e FRPD dhe demokratët shqiptarë. Pasi pikërisht në këto ditë të vështira, gati gjysma e popullsisë shqiptare, në veri, verilindje dhe juglindje gjendet e mbërthyer nën "darën" e fortë të borës dhe motit të keq, ku lufta për ekzistencë, lufta për jetën tashmë është bërë dhe kryefjala e këtyre ditëve. Nuk kanë të rreshtur lajmet për bllokim total të këtyre zonave nga bora e madhe që ka rënë, humbje njerëzish, shtëpi të shembura dhe që rrezikojnë të shemben, mungesë të energjisë elektrike, kërcënim urie, fëmijë që nuk shkojnë në shkollë, të cilat gjithsesi kanë rezonuar dukshëm thjeshtë me lajmin se do të ketë një koncert festiv ditën e hënë, jo më me faktin kur në TV do të ketë përzierje të pamjeve të këtij koncerti disamilionësh me pamjet e njerëzve të rraskapitur nga lodhja, mundimi, pse jo dhe uria e këtyre ditëve të ngarkuara me dhimbje. Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pavarësisht se në Tiranë s'ka borë, anuloi festimin e ditës së të dashuruarve, Shën Valentinin, thjeshtë vetëm për shkak të situatës në zonat e bllokuara nga bora, ndërkohë që ende nuk ka asnjë lajm për anulimin e këtyre festimeve ditën e hënë nga ana e PD, festime me këngëtare që për një këngë marrin miliona.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet