TIRANË - Megjithëse në mediet më të mëdha botërore, vizita e Papës në Shqipëri u cilësua si vizitë në një vend të varfër, shqiptarët treguan të kundërtën.

Nëse në të gjithë botën më shumë sesa të bëjnë foto të Papës, personat e radhitur në shesh zgjasin dorën të marrin një bekim nga Ati i Shenjtë, dje në shesh është vënë re luksi i shqiptarëve me smartphonë dhe I-Phonë.

Në fotot që po bëjnë xhiron e botës, shqiptarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dallohen të gjithë duke fotografuar me telefona cilësorë duke fotografuar Papa Françeskun gjatë momentin në të cilin është duke përshëndetur njerëzit.   

papa ne shesh



Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)