Bjellorusia synon të përmirësojë marrëdhëniet ekonomike me Austrinë, Zvicrën dhe Shqipërinë. Kështu u shpreh presidenti Alexander Lukashenko, teksa pranoi kredencialet e ambasadorit të Shqipërisë në Bjellorusi, Arben Gazioni. Ai theksoi gatishmërinë e Bjellorusisë për të përmirësuar bashkëpunimin me Shqipërinë jo vetëm në kulturë, shkencë dhe arsim, por edhe në sektorin bujqësisë.