Shqipëria i dha 100 mijë euro Fondit për Emigrantët dhe Refugjatët pranë bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës. Ky institucion vlerësoi kontributin e vendit tonë në këtë fond, i cili u hap në tetor të 2015. Guvernatori i Bankës, Rolf Wenzel e cilësoi kontributin e Shqipërisë si “Sinjal i fortë i solidaritetit evropian”.