Shqipëria jo më e monitoruar për
pastrim parash e financim terrorizmi
Shqipëria nuk është më në listën e vendeve nën monitorim për pastrim parash apo financim të grupeve terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave bazuar në përfundimin e raportit të grupit Onsite Team të ICRG.
TIRANE - Shqipëria nuk është më në listën e vendeve nën monitorim për pastrim parash apo financim të grupeve terroriste. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave bazuar në përfundimin e raportit të grupit Onsite Team të ICRG.
Sipas Ministrisë së Fiancave, raporti, i cili është diskutuar dhe miratuar në seancën e rradhës të ICRG në Paris, në datat 24-25 shkurt, ka dalë në përfundimin se Shqipëria ka plotësuar të gjitha mangësitë e raportuara në vite nga FATF (Financial Action Task Force), që monitoron zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në botë.
Shtetet anëtare të këtij grupi kanë vlerësuar përpjekjet e bëra nga Shqipëria në këtë drejtim.
Ministria thekson se sipas raportit, Shqipëria ka adresuar artikujt në planin e veprimit dhe se “zbatimi ka filluar dhe është duke u mbështetur nga qeveria”, përfaqësuesit e së cilës, sipas të njëjtit burim, “treguan një angazhim të fortë për detyrat e tyre në sektorin ligjor dhe financiar, duke reflektuar njohuri të thella dhe vetëdije të fortë në zbatim të detyrave të lëna”.
Vlerësimi është dhënë nga Guida Ndërkombëtare e Riskut të Shteteve dhe FATF, Task Forca për Aksionin Financiar, që janë të dyja organizata botërore të cilat bëjnë analizën e shteteve në këtë drejtim.
Me marrjen e këtij vendimi, Shqipëria nuk do të bëjë më pjesë në grupin e vendeve që janë nën monitorim të vazhdueshëm për pastrim parash dhe financim terrorizmi.
Sipas Ministrisë së Financave ky rezultat është rrjedhim logjik i reformave të ndërmarra gjatë dy viteve të fundit, reforma, të cilat tashmë kanë bërë që Shqipëria të ketë imazh pozitiv, jo vetëm në sytë e institucioneve ndërkombëtare, por edhe në sytë e investitorëve të huaj.
“Angazhimi i fortë i Qeverisë Shqiptare për të shënuar rezultatet e kërkuara në sektorin ligjor dhe financiar, e ka bërë vendin më të besueshëm, që do të thotë më tepër investime vendase dhe të huaja, ritme më të larta në treguesit e rritjes ekonomike dhe të punësimit.” nënvizon Ministria e Financave
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74.1%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 1711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike
18 Maj, 19:18
-
Dhunimi i burrit të gjyqtares Saida Dollani, e organizoi nga burgu Shullazi, Martinaj dhe Ndoka
18 Maj, 19:10
-
Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë
18 Maj, 18:37
-
Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”
18 Maj, 18:25
-
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën
18 Maj, 18:13
-
Operacioni i SPAK/ Dy efektivë të RENEA-s pjesë e grupeve kriminale në Krujë, Altin Morina me Durim Bamin organizonin kultivimin e kanabisit në Nikël e Tapizë
18 Maj, 18:06
-
U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023
18 Maj, 17:55
-
Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze
18 Maj, 17:47
-
U fut për t'u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës
18 Maj, 17:12
-
Saga e vrasjeve/ Hodhi në erë automjetin e Preng Gjinit në 2020-ën, nipi i Kastriot Reçit informohej nga shefi i narkotikëve në Lezhë
18 Maj, 16:58
-
Zyrtare/ FK Ballkani kampion i Kosovës për herë të tretë radhazi, Ilir Daja shkruan historinë në futboll
18 Maj, 16:58
-
Ushqimet që përmirësojnë shëndetin e trurit
18 Maj, 16:57