Shqipëria kalon me sukses 
Luksemburgun, fiton 2-0

Shqipëria kalon me sukses <br />Luksemburgun, fiton 2-0
E suksesshme ka rezultuar prova e dytë e kombëtares sonë. Shqipëria ka mundur 2-0 Luksemburgun në transfertë me golat e shënuar nga Sadiku e Cikalleshi të dy në pjesën e dytë.

Ndeshja nuk ka qenë aq e lehtë për formacionin e De Biasit, pasi Luksemburgu ka luajtur mirë dhe sidomos në pjesën e parë. Por dalja me karton të kuq të portierit Joubert në minutën e fundit të pjesës së parë i la vendasit me 10-të lojtarë, çka u shfrytëzua nga përfaqësuesja jonë, që arriti një fitore që më shumë se për moralin i vlen si pozitiv për forcën e këtij grupi.

Ndeshja
De Biasi e fillon ndeshjen me ndryshime në formacion, para Berishës në vihen në mbrojtje Ajeti, Aliji, Gjimshiti dhe Veseli, ndërsa në mesfushë Kukeli, Basha, Memushaj e Shala, kurse sulmi përbëhet nga Gashi e Cikalleshi. Skuadra jonë e nisë mirë ndeshjen, zotëron topin, qarkullon dhe ndërton aksione të rrezikshme, por nuk arrin të finalizojë.

Luksemburgu, edhe pse mbrohet me forca të shumta nuk mbullet tërësisht, por shfrytëzon rastet e tij duke luajtur me kundrasulme. Gashi dhe Cikalleshi tentojnë të gjejnë avantazhin por rrjeta për ta mbetet e paprekur. Në minutën e fundit të pjesës së parë vjen rasti që do të ndryshojë rrjedhën e lojës. Cikalleshi shpërthen i vetëm drejt portës, portiere Joubert i del nmë hyrje të zonës dhe e pengon.

Gjyqtari jep goditje dënimi dhe kartion të kuq për portierin e Luksemburgut. Me vendasit me një lojtar më pak kombëtarja jonë bëhet më dominuese. De Biasi i vjen në ndihmë me ndërrimet duke hedhur në fushë minutën e 60-të edhe Armando Sadikun, duke e bërë kështu edhe më sulmuese. Dhe vetëm tre minuta më pas Sadiku ia ka shpërblyer besimin.

Pas një krosimi të Kaçes nga e djathta Sadiku godet me kokë duke shënuar golin e parë. Luksemburgu përpiqet të reagojë por në 75’ vjen edhe goli i dytë për kuqezinjtë. Cikalleshi Brenda zonës shmang mirë një mbrojtës dhe godet duke e dërguar topin në rrjetë. Me rezultatin 2-0 ka përfunduar kjo ndeshje miqësore që i dhuron fitoren skuadrës sonë.

kombetarja
kombetarja
(Momenti i golit të parë të kombëtares)

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)