Shqipëria marrëveshje me Malin e Zi

Shqipëria marrëveshje me Malin e Zi
Shqipëria dhe Mali i Zi, Memorandum  Bashkëpunimi për menaxhimin e asistencës teknike,  për Programin i ri Ndërkufitar IPA 2014-2020.
Programi ndërkufitar do nxisë punësimin dhe përfshirjen sociale

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha dhe Kryenegociatori për Malin e Zi  Ambasadori  Aleksandar Pejoviç,firmosën Memorandumin e bashkëpunimit për menaxhimin e asistencës teknike,  për OProgramin i Ri ndërkufitar IPA 2014-2020.

Ky program,  u miratua nga Komisioni Europian në dhjetor të vitit 2014. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të nxisë një zhvillim më të ekuilibruar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm social-ekonomik të zonës kufitare dhe parashikohet që do të kontribuojë në nxitjen e punësimit,  përfshirjes sociale dhe kulturore në të gjithë zonën e përbashkët kufitare.

Shkëmbimi i përvojës, koordinimi i politikave të përbashkëta dhe mbështetja reciproke për përmbushjen e objektivave dhe programeve prioritare drejt integrimit në BE përbëjnë një proces të rëndësishëm.

Në sajë të marrëveshjes së firmosur, palët marrin përsipër bashkëpunimin për mbarëvajtjen e programit, në mënyrë që objektivat e tij të përmbushen me një menaxhim efektiv të fondeve të BE-së, për zhvillimin e zonave të përfshira në program dhe përfshirjen e komunitetit

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk