Përmes kësaj, e sigurisht edhe konferencave që kjo forcë politike mban, Partia Demorkatike synon që të përçojë akoma më qartë mesazhin e saj, për të ftuar qytetarët të jenë pjesë e protestave, e ku e radhës është ajo para parlamentit ditën e enjte për t'i thënë JO buxhetit për 2016-ën.
Edhe vetë lideri i demokratëve, Lulzim Basha gjatë ditës së djeshme hodhi këtë mesazh në rrjetin social “Facebook” ku ftoi qytetarët që të bëhn pjesë e aksioneve politike që PD ka ndërmarë kundër qeverisë.
Kjo u vu re edhe në daljen e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani i cili deklaroi se shteti i Ramës është i korruptuar duke publikuar edhe një letër që zëvendës drejtorit të burgjeve, Bledar Skënderi i ka çuar Ramës për punësimet e bëra nga PS e LSI.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)