Shqipëria për herë të parë në 
 Panairin e Turizmit në Paris

Shqipëria për herë të parë në <br /> Panairin e Turizmit në Paris
Shqipëria merr pjesë në ‎Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Paris, një nga më të rëndësishmit në Europë dhe më i madhi në Francë.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit për të parën herë me stendën e saj.

Në ceremoninë e hapjes, ishte i pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

panairi

Ministri deklaroi se sfida e Shqipërisë është cilësia e shërbimit.

“Është e vërtetë se Shqipëria ka një konkurrencë shumë të fortë në rajon por unë nuk e shoh si konkurrencë. Unë e shoh si një segment komplementar turizmi. Pra, do shkosh në Mal të Zi, do shkosh në Kroaci, vjen edhe në Shqipëri. Të tre vendet afrojnë vlera, kënaqësi, oportunitete të ndryshme turistike”, është shprehur Ahmetaj.

Ministri shtoi se “fakti ka treguar që paketat turistike janë të integruara fillojnë nga Kroacia dhe zbresin deri poshtë në jug të Shqipërisë. Shqipëria afron eko-turizëm”.

Ministri tha gjithashtu se ligji i ri i turizmit është një platformë shumë e mirë për të përmirësuar sektorin e turizmit, që nga tërheqja e investimeve të huaja në fushën e turizmit deri te standardizimi i sektorit.

Stenda e Shqipërisë u vizitua dhe nga Sekretari i Shtetit për Turizmin në Francë, Matthias Fekl‎, i cili vlerësoi zhvillimin pozitiv të turizmit në Shqipëri, sikurse e tregon dhe përfaqësimi dinjitoz në këtë Panair. /ATSH/

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë