TIRANË – Shqipëria ka përshendetur njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika Arabe e Egjiptit. Sipas ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kjo njohje është e rëndësishme sepse “vjen në një moment tepër të rëndësishëm për afirmimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Kosovës, për anëtarësimin e saj në organizatat rajonale, evropiane e më gjerë si dhe në prag të konfirmimit të hapjes së negociatave për MSA-në me Bashkimin Evropian.
Njohja nga ana e Egjiptit, për vetë rolin dhe peshën që ky vend ka në Lindjen e Mesme, do të ketë një impakt pozitiv për njohje të reja nga vende anëtare të Lidhjes Arabe dhe të OBI, që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në familjen e Kombeve të Bashkuara,”- thuhet në deklaratën për shtyp të ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com