Shqipëria pjesë e Byrosë së
Nagojës për Evropën Juglindore

Shqipëria pjesë e Byrosë së<br />Nagojës për Evropën Juglindore
Shqipëria bëhet anëtare e Byrosë për Protokollin e Nagojës si përfaqësuese e rajonit të Evropës Juglindore së bashku më Bjellorusinë. Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka marrë pjesë në Konferencën e 12-të të Shteteve Palë të Konventës së Biodiversitetit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Biodiversitetit dhe Takimin e Parë të Shteteve Palë të Protokollit të Nagojës. 

Protokolli i Nagojës ka si synim përfitimin e barabartë që rrjedh nga përdorimi i burimeve gjenetike, i cili po zhvillohet në Republikën e Koresë.

Në kuadër të iniciativës LifeWeb të Konventës së Biodiversitetit, Ministria e Mjedisit ka paraqitur një projekt prej 735,000 Euro për menaxhimin e integruar të Parkut Kombëtar Lurë, projekt i cili është pranuar. 

Protokolli i Nagojës është Protokolli më i ri i Konventës, i cili hyri në fuqi më 12 Tetor 2014 pas arritjes së numrit të nevojshëm prej 50 shtetesh. 

Gjatë Konferencës së 12-të Konventës së Biodiversitetit për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Biodiversitetit, Ministri Koka zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Austrisë, Andrä Rupprechte.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës