Mediat amerikane kanë patur në qëndër të vëmendjes deklaratën e kryeministrit Rama i cili theksoi se për anëtarësimin në NATO Maqedonia do të ketë pengesë përveç Greqisë edhe Shqipërinë.

Rrjeti i mirënjohur ABC News  theksoi fjalën e kryeministrit Rama duke thënë se Shipëria do ta pengojë anëtarësimin për arsye të moszbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe për mosrespektimin e të drejtave të minoriteteve shqiptare në Maqedoni .

Gjithashtu dhe Washinton Post veçon në fjalën e kryeministrit rama gjatë samitit kundër terrorizmit që u mbajt në Tiranë ku thotë se “Fjala terrorizëm dhe shqiptar u bënë bashkë nga pala maqedonase”

Pas Greqisë që është pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për shkak të konfliktit për emrin mes dy shteteve tashmë edhe Shqipëria e ka një arsye të fortë për ta penguar.

Redaksia online
(S.M/shqiptraja.com)